Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet të jetë helmuar, lideri i opozitës ruse vijon të jetë në gjendje të rëndë

schedule23:01 - 27 Gusht, 2020

schedule 23:01 - 27 Gusht, 2020

Lideri i opozitës ruse ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, vijon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka dhënë zëdhënësja e tij Kira Yarmysh të enjten.

Navalny ndodhet në gjendje kome në një spital të Berlinit pasi dyshohet që të jetë helmuar. 44 vjeçari, u dërgua në Gjermani të shtunën pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më tej.

Mjekët gjermanë thonë se ka shenja që sëmundja e tij është shkaktuar nga helmimi, gjë që mjekët rusë e kanë kundërshtuar.

Ndihmësit e Navalnyt besojnë se ai është helmuar pasi piu një gotë me çaj të blerë në aeroportin e qytetit Tomsk, para se të nisej në Moskë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!