Sot janë luajtur shumë ndeshje kualifikuese të raundit të parë të UEFA Europa League dhe ekipet shqiptare, nuk munguan. Pas kualifikimit të Teutës kundër Beitar Jerusalem, zbritën në fushë dy ekipet e Tetovës, Renova dhe Shkëndija, si dhe ekipi i Shkupit.
Shkëndija arriti të fitojë në transfertë kundër Sumqayit me rezultatin 0-2, falë dy penalltive të shndërruara në gol. Penalltia e parë, u shënua nga kapiteni Besart Ibraimi, në minutën e 56-të, ndërsa Doriev në të 89-ën vendosi rezultatin e sfidës.
Edhe Renova ka marrë një sukses në transfertë, përballë ekipit armen të Alashker, duke fituar 0-1. Goli i fitores u shënua Mishkovski, në minutën e 58-të. Ndërsa skuadra e Shkupit, ishte e pafat, duke u mposhtur 2-1 nga ekipi i Neftci Baku. Shkupi e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Goudiaby u ndëshkua me të kuq që në minutën e 70-të./abcnews.al