“E turpshme, Beitar nuk ekziston në Europë”, lumë kritikash në Izreal

schedule19:27 - 27 Gusht, 2020

schedule 19:27 - 27 Gusht, 2020

Teuta i bëri një surprizë të hidhur izraelitëve të Beitar Jerusalem, duke i nxjerrë nga Europa League që në raundin e parë kualifikues. Blerim Krasniqi dhe Rubin Hebaj shënuan dy herë për durrsakët, që triumfuan 2-0.

Por si është pasqyruar në Izrael kjo humbje dhe eliminim i Beitar? “Sport5” nuk kursehet:“Mund të jenë nga më të mëdhenjtë në Izrael, por kur vjen radha e Europës Beitar nuk ekzistojnë”, shkruhet nën nëntitullin e artikullit.

Më pas fillimi i shkrimit i thotë të gjitha: “E turpshme, për turp, e papranueshme! Pavarësisht termit që mund të përdorini, me siguri do të përshtatet me atë që ndodhi në Durrës. Historia vazhdon të përsëritet me Beitar, që vazhdon të zhgënjejë në arenën ndërkombëtare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!