Sfida e Laçit kundër Keshla në Azerbajxhan, Cungu zgjedh titullarët

schedule17:58 - 27 Gusht, 2020

schedule 17:58 - 27 Gusht, 2020

Sot në orën 19:00, starton sfida mes Keshlas dhe Laçit, e vlefshme për raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. Kurbinasit kanë udhëtuar drejt Azerbajxhanit të largët dhe do të kenë një sfidë shumë të vështirë.

Janë publikuar dhe formacionet zyrtare për këtë takim, me Cungun që ka zgjedhur këtë formacion startues: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Lucas Ramos, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze.

Gardiani Alen Sherri, i ardhur këtë merkato nga Vllaznia, e nis titullar sfidën ndaj Keshlas, e para në karrierën e tij në Europë. Sulmin e udhëheq si gjithmonë bomberi Nwabueze, i mbështetur nga Teco dhe Xhixha./abcnews.al