Klubi i Tottenham ishte shumë pranë transferimin të Nicolo Zaniolos, por ishte Roma ajo që bllokoi gjithçka. Drejtuesit londinez kishin mbërritur në kryeqytetin italian së bashku me agjentin e mesfushorit, Claudio Vigorelli.
Oferta ishte gati për 21-vjeçarin por sapo drejtuesit roman u informuan për ofertën e “Spurs” e refuzuan menjëherë atë.
Sipas raportimit të “Sky”, verdhekuqtë e konsiderojnë Zaniolon si një nga shtyllat e ekipit dhe i kanë informuar drejtuesit e Tottenham se lojtari nuk është në shitje. /abcnews.al