Mësim në pandemi! Zyra arsimore në Kukës-bashkisë: Siguroni furnizimin me ujë të shkollave

schedule17:51 - 27 Gusht, 2020

schedule 17:51 - 27 Gusht, 2020

Në këto kohë që virusi vazhdon përhapjen dhe pritet nisja e vitit shkollor, në Kukës furnizimi me ujë nëpër shkolla është problem.

Drejtori i zyrës arsimore vendore në këtë qytet, Skënder Ahmeti thotë se për të siguruar higjenën në shkolla i ka kërkuar bashkisë që të garantojë furnizim me ujë.

Shpresojmë që të kemi një zgjidhje me ujë të pishëm, pasi duhet të pranojmë realitetin për furnizimin me ujë, ndërsa për shkollat e tjera po shikojmë mundësinë për të furnizuar shkollat nëpër fshatra”, është shprehur Ahmeti.

Për këtë probematikë është përgjigjur dhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Në shkollat që s’ka rrjet në zonat rurale kemi folur me ujësjellësin tju ofrohet ujë me bote. I kërkojmë qeverisë të na mbështesë me fonde se kemi dhe shumë shkolla të dëmtuara”, ka thënë Gjici.

Zyra e Arsimit në Kukës ka nisur konsultimet me arsimtarët dhe drejtoret e shkollave për përcaktimin e numrit te nxënësve dhe klasat.

“Mësimi në shkollat e fshatrave mund të zhvillohet me një turn ndërsa ato të qytetit me dy turne”, është shprehur ndër të tjera Ahmeti.

Bashkia e Kukësit ka rreth 78 objekte të arsimit parauniversitar dhe një pjesë e madhe e tyre janë të amortizuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!