Këngëtari i njohur The Weeknd ka treguar gjithçka. Në vitin 2017 The Weeknd pati një lidhje me këngëtaren Selena Gomez, e cila më pas përfundoi me ndarje.
Menjëhere pas ndarjes, artisti publikoi dhe albumin e tij muzikor me 5 këngë. Kjo sigurisht se nuk iku pa u komentuar.
Në një intervistë për ‘Esquire’, këngëtari ka sqaruar pse ka sjellë aq pak këngë në atë periudhë.“Arsyeja pse ishte aq e shkurtër, ishte sepse nuk kisha çfarë të thoja tjetër. Kështu është mënyra e të shprehurit në art, nuk kisha çfarë të shtoja më shumë”, ka deklaruar The Weeknd gjatë intervistës.
Lidhja e dyshes zgjati deri në fundin e muajit tetor dhe pas këtij momenti Gomez u pa të kalonte sërish kohë me ish-të dashurin e saj, Justin Bieber./abcnews.al