Shqipërisë i ikin dy talente, pranojnë ftesën e Maqedonisë U21

schedule20:24 - 27 Gusht, 2020

schedule 20:24 - 27 Gusht, 2020

Maqedonia U21 fton dy lojtarë që ishin në rrethin e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Trajneri Blagoja Milevski është bindur dhe ka ftuar për ndeshjet kundër Spanjës (3 shtator) dhe Ishujve Faroe (8 shtator), Blerton Shejin dhe Ljavdrim Fazlijun.

I pari është pjesë e Strugës dhe luan si mbrojtës, ndërsa i dyti aktivizohet në mesfushë me skuadrën e Pelisterit. Të dy këta lojtarë më parë janë ftuar nga Shqipëria U21, por jo në ndeshje zyrtare.

Edhe pse Shqipëria interesohet për shërbimet e tyre, ata kanë vendosur të përfaqësojnë Maqedoninë U21. Sigurisht për kombëtaren e madhe ata nuk janë “djegur”, por kjo lëvizje sigurisht që në njëfarë mënyre tregon se kanë vendosur të përfaqësojnë vendin ku jetojnë. /abcnews.al