Largimi i Lionel Messit mund të shkaktojë një “tërmet” të vërtetë te Barcelona, ashtu siç ndodhi në rastin kur u largua Neymar. Drejtuesit katalanas ende besojnë se argjentinasi do të qëndrojë të paktën dhe këtë sezon dhe klauzola e tij prej 700 milionë eurosh u jep atyre siguri.
Por në rastin më të keq, pra nëse Messi largohet, spanjollët po planifikojnë disa afrime në skuadër për të rindërtuar ekipin. Sipas raportimit të “TMW”, një nga objektivat kryesorë është Sadio Mane.
Sulmuesi i Liverpoolit është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “The Reds” dhe mund të aktivizohet shumë mirë dhe rolin e Messit. Trajneri Koeman e njeh shumë mirë senegalezin, pasi ata kanë punuar së bashku tek Southampton dhe kjo mund të jetë një nga arsyet se pse Mane mund të pranojë një kalim tek Barcelona.
Sulmuesi ka qenë në negociata me Real Madridin kohë më parë, por ishte Liverpooli që nuk e lejoi kalimin e tij në Spanjë. Kartoni i Sadios vlerësohet diku te 120 milionë euro. /abcnews.al