Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht zhvillimet në lidhje me Mesdheun Lindor. Presidenti Erdogan i tha, Trump se Turqia nuk është një palë që krijon paqëndrueshmëri në Mesdheun Lindor.
“Turqia e ka vërtetuar me veprime konkrete se dëshiron të zvogëlojë tensionet dhe të krijojë dialog për këtë çështje”, theksoi ai.
Greqia ka kundërshtuar eksplorimin aktual të Turqisë për energji në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të godasë territorin detar turk të bazuar në ishujt e vegjël afër bregdetit turk.
Zëvendës sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, gjithashtu foli për telefonatën e Trump me Erdoğan.
“Presidenti Trump rikonfirmoi se Greqia dhe Turqia duhet të angazhohen për dialog, që është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale”, theksoi ai në rrjetet sociale.
Përpos kësaj, Deere gjithashtu tha se Trump bisedoi edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe diskutoi çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Ai tha se Trump “shprehu shqetësimin” për rritjen e tensioneve midis aleatëve të NATO-s në Mesdheun Lindor, Turqisë dhe Greqisë./ abcnews.al