Klubi i Interit ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Stefano Sensit nga Sassuolo. Sipas raportimit të “InterNews”, drejtuesit zikaltër i kanë propozuar një kontratë katër-vjeçare mesfushorit, i cili është një nga të preferuarit e Antonio Contes.
Kartoni i 25-vjeçarit kushton plot 20 milionë euro dhe Inter pritet ta paguajë këtë shumë në ditët në vijim. Raportohet se Sensi do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon dhe kontrata e re do të përfundojë në qershor të vitit 2024.
Këtë sezon italiani luajti në 19 ndeshje për Interin në të gjithë kompeticionet dhe shënoi dhe tre gola. Dëmtimet e shpeshta e penguan Sensin të shkëlqente, por ai arriti të fitonte një ftesë nga trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini. /abcnews.al