Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Malin e Zi, PDIU: Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

schedule12:14 - 27 Gusht, 2020

schedule 12:14 - 27 Gusht, 2020

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës.

Sipas PDIU, shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.

PDIU shprehet se shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.

“Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.

PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare”, shprehet PDIU. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!