I organizuan festë, mësuesja shtatzënë 31 vjeçare vdes nga Covid, shpëton fëmija

schedule20:06 - 26 Gusht, 2020

schedule 20:06 - 26 Gusht, 2020

Një mësuese shtatzënë ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan miqtë.

Mirëpo, lajmi i mirë është se doktorët kanë arritur të shpëtojnë beben e saj.

31 vjeçarja Camila Graciano ishte tetë muaj shtatzënë kur u infektua në festën surprizë në qytetin brazilian të Anapolis. Disa ditë më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe doktorët e detyruan të niste lindjen. Ata arritën të shpëtojnë fëmijën por Camila ndërroi jetë, shkruan “The Sun”.

Vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio u shpreh se për “Globo”, se kolegët e saj të punës organizuan një festë për beben në javët e fundit të shtatzanisë së saj, siç është traditë në shumë vende kristiane.

Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por nuk ishte në dijeni. Graciano u dërgua në spital tre ditë pas festës. Ajo u shtrua në repartin e maternitetit për shtatzanitë e rrezikshme. Doktorët u detyruan të nisnin lindjen e fëmijës së parakohshëm, i cili mbijetoi megjithëse humbjen e nënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!