“Skandal ba, skandal”, Rudina Dembacaj rrëqeth me fjalët dedikuar të atit të ndjerë

schedule19:01 - 26 Gusht, 2020

schedule 19:01 - 26 Gusht, 2020

Pak kohë më parë, aktorja Rudina Dembacaj humbi të atin nga një sëmundje e rëndë.

Ajo e kujton herë pas here përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ku tregon se e ndjen shumë mungesën e tij.

Ditën e sotme Rudina ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për të atin e ndjerë: “Dmth…unë nuk do të prek më? Nuk do të puth më? Nuk do të qesh më, me humorin tënd? Skandal ba, skandal”.

Këto fjalë prekëse Rudina i ka shoqëruar me një foto në prehër të babait të saj./abcnews.al