Risi për trajtimin e kancerit në spitalin Hygeia, ndihmon në trajtimin e personalizuar të çdo pacienti

schedule16:03 - 26 Gusht, 2020

schedule 16:03 - 26 Gusht, 2020

Një tjetër investim për trajtimin e kancerit me radioterapi, trajtim që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale vjen në spitalin Hygeia në Tiranë.

“Në fillim të vitit 2020 në spitalin Hygeia është instaluar akseleratori linear Varian Truebeam HD, është një risi në Shqipëri, është për herë të parë.”

Mjeku Onkolog Raditerapeut në spitalin Hygeia në Tiranë tregon se kjo metodë  kërkon kohë më të shkurtër trajtimi, preçizion të lartë dhe  ofron një pamje më të qartë për ndërhyrje.

“Në qoftë se me aparaturën e vjetër që kishimkancer trajtimi i një teknike speciale siç është teknika e IMRT-së shkon rreth 40 minuta, me aparaturën e re kjo bëhen në vetëm 10 minuta. Kjo ka shumë përparësi për pacientin…Gabimi që mund të bëhet më këtë aparaturë është 0.3 mm pra praktikisht është zero. Kjo na ndihmon që të japim një dozë të madhe tek tumori dhe të mbrojmë organet përreth. Skaneri 4D, veç pamjes 3D të pacientit na jep edhe lëvizjet e pacientit gjatë frymëmarrjes, duke dhënë dozë shumë të madhe tek tumori dhe duke mos trajtuar indin e shëndoshë të mushkërisë, arrijmë që vetëm në pak seanca të zhdukim një tumor të vogël të mushkërisë për shembull.”

Radiokirurgjia është një tjetër përparësi që ofron kjo aparaturë sipas mjekut onkolog radioterapeut krahasuar me të tjerat.

“Ndryshe nga trajtimet e mëparshme në radio-kirurgji, që janë mini-invazive, në sistemin tonë ky trajtim pa bëhet pa koronë dhe pa vida, nuk është invaziv fare. Vendoset vetëm një dopio maskë, mbrapa dhe përpara dhe është fiksim aq i mirë sa gabimi praktikisht është zero.”

Nisur nga këto avantazhe, mjekët në spitalin Hygeia në Tiranë arrijnë të aplikojnë një plan të personalizuar për trajtimin e kancerit tek secili pacient. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!