Lajm i mirë për të gjithë tifozët e Milanit. Më në fund marrëveshja mes klubit kuqezi dhe Zlatan Ibrahimovic është arritur. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë drejtori i “MilanNeës” dhe tashmë pritet vetëm komunikimi zyrtar i “Djallit”.
Akordi mes palëve kishte kohë që ishte arritur, por ngërç qëndronte tek paga e suedezit. Sulmuesi 38-vjeçar kërkonte 7 milionë euro në sezon dhe tashmë drejtuesit kuqezinj kanë vendosur shfrytëzojnë sistemin fiscal për t’ia plotësuar kërkesën Ibrës.
Fatta. Accordo definitivo raggiunto tra #Milan e #Ibrahimovic. Si è arrivati ad un punto d’incontro tra ciò che chiedeva il giocatore (7 netti) e l’offerta del club, utilizzando gli sgravi fiscali del decreto crescita. Attesa la firma e annuncio
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) August 26, 2020
Gjithçka është drejt finalizimit dhe sapo Ibrahimovic të rikthehet në Milano ai pritet të firmosë. Veccse për Ibrahimovic, te Milani po punojnë edhe për portierin Asmir Begovic. Ai u mor në huazim nga Bournemouth dhe tani klubi italian kërkon të nënshkruajë një marrëveshja të përheshme me të, për të zëvendësuar kështu Pepe Reina që sot ka firmosur me Lazio për dy vite. /abcnews.al