Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari

schedule10:17 - 26 Gusht, 2020

schedule 10:17 - 26 Gusht, 2020

Një person është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë një operacioni i janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak. I prangosuri në kuadër të operacionit të “Befasia” është Andrea Dhiamandi 26 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakerri” në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Befasia”.

Sekuestrohen: drogë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!