“Se dinë se çfarë po vjen”, çfarë po paralajmëron Kida dhe Mozzik

schedule08:21 - 26 Gusht, 2020

schedule 08:21 - 26 Gusht, 2020

Pas suksesit të dy këngëve që solli në bashkëpunim me Mozzik, Kida ka paralajmëruar një tjetër projekt. Këngëtarja e hitit “Deja Vu” ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga xhirimet e klipit, pjesë e të cilit do të jenë dhe mjaft emra të njohur si Megi Pojani, Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj.

Ndërkohë së fundmi, Kida ka publikuar një foto në rrjete sociale, teksa pozon nga shtrati shkëputur nga klipi i këngës që pritet të publikojë së shpejti. Mes komenteve të shumta ka rënë në sy, dhe ai i Mozzik teksa shkruan: “Shyqyr s’pe dinë ca po vjen”.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by KIDA (@kida) on

Kaq ka mjaftuar që fansat të dyshojnë se dyshja po sjell një tjetër bashkëpunim. “Prap bashkëpunim me ty?”, ka shkruar një ndjekës. “Paranoja-Pishman” dhe “Kërkun” ishin dy projektet që bënë bashkë dy artistët më të suksesshëm të momentit, pas pesë vitesh që nga publikimi i duetit të parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!