Nëna e 29-vjeçarit afro-amerikan që u qëllua nga policia në SHBA ka bërë thirrje për ndihmë, me qëllim që djali i saj të shërohet.
Jacob Blake ka mbetur i paralizuar, ndërsa mjekët janë shprehur se do të duhet një “mrekulli” që ai të ecë përsëri.
Blake, 29 vjeç, u qëllua të paktën shtatë herë me plumba nga policia, teksa ai po futej në makinë në Kenosha.
Një prej plumbave ka prekur pjesën e shtyllëz kurrizore dhe ka shkaktuar paralizimin e të riut.
“Familja e tij beson në mrekulli, por diagnoza mjekësore tani është që ai është i paralizuar dhe, për shkak se plumbi ka prekur palcën kurrizore dhe ka dëmtuar rruazat, do të duhet të ndodhë një mrekulli për Jacob Blake Jr që të ecë përsëri”, tha avokati Ben Crump në një konferencë për shtyp të martën. /abcnews.al