BE i ka kërkuar Rusisë hetim të pavarur në lidhje me helmimin e Alexei Navalny. Joseph Borrell tha: “Presim nga Moska që të zbardhë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Autorët duhet të dalin para drejtësisë.
Hetimet duhet të fillojnë menjëherë dhe të jenë të pavarura dhe transparente.
Ashtu si Bashkimi Europian, edhe kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkojnë nga autoritetet ruse të zbardhin sulmin e mundshëm ndaj Navalny.
Për shkak të rolit të tij të rëndësishëm brenda opozitës ruse, rasti duhet të zbardhet deri në fund.
“Personat përgjegjës duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Merkel dhe ministrit të Jashtëm, Maas./abcnews.al

