Vetëm bllokimi i merkatos shqetëson, reagon direkt Skënderbeu

schedule11:15 - 25 Gusht, 2020

schedule 11:15 - 25 Gusht, 2020

Dënimi i UEFA e ka rrënuar Skënderbeun, mjafton të shikosh faktin që Julian Ahmataj ka nisur punën në krye të korçarëve dhe nga ana e klubit nuk ka pasur asnjë komunikatë se ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës bardhekuqe.

Një ditë më parë në Korçë janë shqetësuar nga një lajm që lidhej me bllokimin e merkatos, për shkak të gjobës 1 milion euro që Skënderbeu i detyrohet UEFA-s.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar në shtypin e shkruar dhe mediat online, KF Skënderbeu mohon kategorikisht se ka një ultimatum, letër apo njoftim zyrtar midis palëve për bllokimin e merkatos si pasojë e gjobës 1 milion Euro të vendosur nga UEFA.

KF Skënderbeu vijon punën intensive për sezonin e ri!”, thuhet në reagimin e klubit korçar, që deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë mbi lajmet që qarkullojnë mbi ndryshimin e emrit, falimentin apo për ndonjë dëmtim të mundshëm që mund të marrë nga Komisioni i Etikës, pasi Gjykata Federale e Zvicrës la në fuqi dënimin e UEFA-s (10 sezone jashtë kompeticioneve europiane dhe 1 milion euro gjobë). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!