Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spitali në Berlin: Alexei Navalny me shumë mundësi është helmuar

schedule09:08 - 25 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 25 Gusht, 2020

Spitali Charite në Berlin ka thënë në një deklaratë se të dhënat që posedojnë indikojnë se Alexei Navalny me shumë mundësi është helmuar.

Sipas spitalit, lideri i opozitës ruse me shumë mundësi është helmuar, por ende nuk është identifikuar substanca e saktë e përdorur.

Efektet e substancës së përdorur tek Navalny i janë treguar disa herë në laboratore të ndryshme, njoftoi spitali. Frenuesit “Cholinesterase” gjenden në disa medikamente por edhe në pesticide dhe agjentët nervorë.

Navalny, një kritik i fortë i presidentit rus Vladimir Putin, dërgua në Berlin të shtunën përmes një fluturimi të operuar nga Gjermania për të marrë trajtim dhe që prej atëherë ndodhet  në koma. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!