Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. Sipas EUROSTAT çmimet e ushqimeve vlerësohen sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian. Përsa i përket produkteve më të shtrenjta që blejnë shqiptarët rezultojnë qumështi, djathi dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian 97.9%.
Po ashtu edhe mishi dhe peshku rezulton një ushqim i shtrenjtë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Edhe përsa i përket bukës një ndër produktet e pazëvendësueshme për një familje shqiptare ,Shqipëria renditet një ndër vendet me çmimet më të larta.
Maqedonia është vendi me çmimet më të lira në rajon e ndjekur nga Bosnje Hercegovina Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.
Kjo situatë është edhe më shqetësuese nëse krahasojmë të ardhurat që marrin qytetarët shqiptarë dhe ata të vendeve të rajonit.
Një familje shqiptare shpenzon 44% të të ardhurave vetëm për sigurimin e ushqimeve. Shqipëria renditet në vendin e 102-të në botë dhe ndër të fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve vlerësohen 5.37 dollarë.
Midis 37 vendeve, Zvicra tregon nivelin më të lartë të çmimit për bukën dhe drithërat, për mishin dhe peshkun. Rumania është vendi më i lirë për bukë dhe drithëra. Për mishin dhe peshkun, nivelet më të ulëta të çmimeve vërehen në Maqedoninë Veriore. /abcnews.al