Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është kryefjala e mediave rozë. Që në momentin që pranoj lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, ajo nuk nguron të shfaqet publikisht krah tij.
Pak minuta më parë, Rudina ka postuar një foto në Instagram, në të cilën duket e mbeshtetur te partneri. Të dy janë të veshur shumë chic dhe më të dashuruar se kurrë.
“Veshtiresite te forcojne zemer… keshtu me thote çdo dite!”, shkruan moderatorja krahas fotos.
Kujtojmë që së fundmi, Rudina ka humbur të atin, i cili është ndarë nga jeta pasi nuk përballoi dot betejën me sëmundjen./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CESEJcqHTvY/