Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në familjen Skrapari në kryeqytet. Pas plagosjes me thikë të dy prindërve të tij, djali i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. Edhe pse u dërgua ne urgjencën e QSUT, 25-vjeçari Brion Skrapari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Prindërit e të ndjerit vijojnë të qëndrojnë në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, por janë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur për ABC News se i riu, ishte me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa kohësh./abcnews.al