Histori me dron dhe Andi Lilën si “huligan”, në Serbi e bëjnë lëmsh gjithçka

schedule15:53 - 24 Gusht, 2020

schedule 15:53 - 24 Gusht, 2020

Mbrëmja e 14 tetorit të vitit 2014 nuk harrohet në Serbi. Minuta e 41-të, një dron në ajër me një banderolë ku ishin imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, si dhe një hartë e Shqipërisë Etnike. Edhe mediat e kujtojnë atë moment dhe nëse lexon me vëmendje çfarë shkruan në Serbi, e kupton se kurrë nuk mund të flitet vetëm për përballje në sfida të tilla.

“Për fat të mirë kuqezinjtë do të luajnë me stadiumin bosh, por kjo nuk do të thotë që pritësit nuk do gjejnë ndonjë mënyrë për të provokuar futbollistët e kampionatit serb”, shkruan mes të tjerash Kurir, që kujton pikërisht sfidën mes dy kombëtareve para 6 viteve. Ta painformuar, ose edhe me qëllim, Kurir kërkon ta lidhë ngjarjen me Tiranën përmes Andi Lilës.

Mbrojtësi nuk është pjesë e bardhebluve dhe ndoshta kolegët e Kurir do të duhet ta kontrollonin listën e Tiranës në faqen zyrtare të UEFA-s, por sa duket historia është më interesante me Lilën pjesë të 25 herë kampionëve në vendit.

“Një shqiptar që sulmoi Mitrovic për zbritjen e dronit pret Yllin e Kuq. Ai luftoi në Beograd për të ashtuquajturin flamur i Shqipërisë së Madhe”, titullohet artikulli, i dedikuar Lilës dhe asaj që ndodhi në Beograd.

“Një incident ndodhi në fushë dhe në mori pjesë edhe një futbollist që luan aktualisht për Tiranën, 34 vjeçari i kombëtares shqiptare, Andi Lila. Shqiptari asokohe u përlesh ashpër me Stefan Mitrovic, pasi futbollisti serb rrëmbeu flamurin e diskutueshëm.

Lila u përpoq ta pengonte Mitrovic të merrte flamurin, kështu që kishte kaos të përgjithshëm në fushë. Në atë rast, futbollisti i Tiranës u përplas edhe me tifozët, që nxituan në fushë për të marrë flamurin provokues. Shpresojmë të mos kemi skena të ngjashme të martën në Tiranë”, shkruhet në artikullin e Kurir. /abcnews.al