UEFA po përballet me probleme të mëdha gjatë kësaj periudhe, pasi ka anuluar tre ndeshje për shkak të COVID-19. Drita u eliminua nga Champions League, ndërkohë që Prishtina pret vendimin e Komisioni i Disiplinës në UEFA,
Takimi me Lincoln nuk u zhvillua, për shkak se tetë futbollistë të Pristhinës dolën me COVID-19. Klubi dardan nuk e lë me kaq, pasi me t’u kthyer në Kosova ka vendosur t’i ritestojë futbollistët. Këtë herë testet e lojtarëve kanë dalë negativë.
“Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ! FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.
Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s. Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe. FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë”, shkruan Prishtina në njoftimin e bërë. /abcnews.al