Armando Broja ka gjetur një ditë më parë golat e parë në Holandë. Gjithçka ndodhi pas debutimit në kampionat kundër Den Haag, që u mbyll në barazim 2-2. Sulmuesi shqiptar luajti vetëm dhjetë minuta.
Një ditë më pas, një ekip miks i Vitesse u përballë me një ekip po miks të Go Ahead Eagles. Broja zbriti në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola, në një ndeshje që u mbyll me shifrat 4-0.
Klubi holandez ka publikuar edhe videon me dy golat e sulmuesit shqiptar, teksa tek i rrëmben topin njërit prej mbrojtësve kundërshtarë dhe më pas realizon me një parabolë. /abcnews.al