Anëtarët e kabinetit aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës

schedule17:36 - 5 Maj, 2018

schedule 17:36 - 5 Maj, 2018

Anëtarë të kabinetit qeveritar iu bashkuan aksionit të pastrimit në plazhin e Velipojës. Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi se ka ardhur koha për ashpërsim të masave ndaj atyre që ndotin mjedisin.

Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, ajo e lumit Buna, ministri i  Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi paralajmëroi ashpërsim të penaliteteve ndaj subjekteve që hedhin mbetjet në lumenj.

Anëtarët e kabinetit qeveritar Klosi, Mesi dhe Bushati bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë dhe punonjës të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit pastruan e plazhin e ndotur të Velipojës.

“Pastrojme Shqipërinë që Duam” deklaroi ministri Klosi do të vijojë gjatë të gjithë sezonit turistik ndërsa ftoi t’i bashkohen këtij aksioni edhe qytetarët dhe bizneset. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!