Në Rusi po zhvillohen protesta të shumta kundër presidentit Vladimir Putin. Manifestimi i quajtur: “Për ne ai nuk është Car” është organizuar nga lideri opozitar Alexey Navalni. Mësohet se protesta po zhvillohen në mbi 90 qytete, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun. Mediat raportojnë se në disa manifestime janë shënuar dhe trazira ku policia ka ndaluar rreth 30 protestues. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në protesta të paautorizuara dhe për rezistencë ndaj agjentëve. Këto zhvillime vijnë vetëm dy ditë përpara se Putin të betohet si president i Rusisë. Ai do të drejtojë vendin në mandatin e tij të katërt presidencial. /abcnews.al
Rusi, protesta masive në 90 qytete kundër Putinit
schedule18:24 - 5 Maj, 2018
schedule 18:24 - 5 Maj, 2018