Është vetëdorëzuar 35-vjeçari që aksidentoi rëndë të miturin në Kukës e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë 35 vjecari A.H, pasi ka aksdientuar të miturin e ka dërguar atë me mjet tjetër në spitalin e Kukësit dhe më pas është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.
I mituri ndërkohë është dërguar me helikopter në Spitalin e traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Njoftimi:
Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.
Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.
Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, për veprime të mëtejshme proçeduriale./abcnews.al