Marrëdhëniet Turqi-Serbi/ Erdogani fton në Ankara Vuçiçin

schedule14:27 - 5 Maj, 2018

schedule 14:27 - 5 Maj, 2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Turqi të dielën për një vizitë zyrtare dy-ditore me ftesë të Erdogan. Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenca turke me anë të një deklarate. Gjatë kësaj vizite është parashikuar të mbahet dhe këshilli i parë i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Serbi. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu shkruan se Vuçiç dhe Erdogan do të diskutojnë dhe për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Turqi. Sipas medias qeveritare, kjo aleancë do të kontribuojë në garantimin e paqes në rajon. Gjithashtu pritet që dy presidentët të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!