Aventura e re e Armando Brojës në Holandë duket se ka filluar në mënyrën më të mirë. Sulmuesi në pronësi të Chelseas kaloi pak ditë më parë në radhët e Vitesse dhe është përshtatur menjëherë në ekipin e ri.
Klubi ka organizuar një miqësore kundër Go Ahead Eagles. Në fushë ekipet ishin të përziera, me lojtarë të ekipit të parë dhe atij U21. 18-vjeçari u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi dy gola në fitoren 4-0. Një performancë shumë e mirë kjo nga ana e shqiptarit dhe me dy golëshin e tij i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Thomas Letsch.
Broja u aktivizua edhe në sfidën e djeshme kundër Den Haagut në kampionat, ku pati mundësinë të luante 10 minuta. Përballja përfundoi në shifrat 2-2 dhe deri më tani gjithçka po shkon mirë për të riun shqiptar. /abcnews.al
Een combinatie-elftal van Vitesse heeft zondag de reserves van @GAEagles met 4-0 verslagen
⚽️ Op Papendal maakten Enrico Hernandez, Daan Huisman en Armando Broja (2x) de doelpunten https://t.co/RK8CFoo6BT #Vitesse pic.twitter.com/dnlm69LBsr
— Vitesse (@MijnVitesse) August 23, 2020