Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj, por edhe për jetën personale. Kohët e fundit, modelja ka qenë në qendër të kritikave edhe për shkak të akuzave se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, të cilat i ka mohuar vazhdimisht.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh publikon foto mjaft provokative. Së fundmi, modelja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një foto kur ka qenë e vogël dhe ku duket mjaft e ëmbël.
Siç shihet edhe nga fotoja, modelja duket po aq e ëmbël si sot dhe pa asnjë ndryshim në tipare, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Përsa i përket jetës personale, modelja prej kohësh është në një lidhje me reperin Fero dhe çifti është mjaft të lumtur. /abcnews.al/