Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit se nuk beson te virusi Covid-19.
Ajo tha se kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa Covid-19.
“Dua t’iu urojë të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar që ajo mbarësi që Abaz Aliu solli për Shqipëri të rikthehet edhe njëherë.
Për të ruajtur familjen që është e shenjtë ashtu si kombi dhe besimi.
Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në zot do të jetojë i lumtur pa Covid”, u shpreh Kryemadhi./abcnews.al