Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i humbjeve të jetëve në Shqipëri. Ato janë përgjegjëse për 55.9% të vdekjeve tek gratë dhe 51. 1% tek burrat.
Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar shifrat mes meshkujve dhe femrave duke nxjerrë në pah diferenca të larta gjinore në grup mosha të caktuara.
Humbja e jetës nga këto sëmundje nën moshën 65 vjeç për 100 000 banorë është afro dy herë me i lartë tek burrat se tek gratë ose 84.5% me 43.9%.
Ky tregues është pothuajse i barabartë për të dyja gjinitë për moshat mbi 65 vjeç. Rreth 63,3 % e vdekjeve të burrave nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ndodhin në grupmoshën 65-84 vjeç, kundrejt 57,4 % të vdekjeve të grave të kësaj grup-moshe.
Nga ana tjetër, në moshat më të mëdha se 85 vjeç ndodhin rreth 19,5 % e vdekjeve të burrave, kundrejt 33,2 % të vdekjeve të grave. Si shkak të dytë të vdekjeve INSTAT rendit sëmundjet e papërcaktuara dhe tumoret. 20.6% e grave dhe 14.3% e burrave në vend humbin jetën nga shkaqe të paqarta. Ndërsa 19.3% e meshkujve dhe 12.9% e femrave vdesin prej kancerit. /abcnews.al