Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United, është lënë i lirë ditën e stome. Ai u paraqit në Prokurori në Syro dhe dha versionin e tij të sherrit të ndodhur dy ditë më parë në Mykonos. Kapiteni i skuadrës angleze u përlesh me disa anglezë të tjerë në ishullin grek dhe më pas u arrestua nga policia lokale.
Qëndërmbrojtësi përfundoi në rajon së bashku me dy persona të tjera pas zënkës në një nga baret e ishullit. Sikurse raportojnë mediat në vendin fqinj, gjithçka filloi kur anglezi pa motrën e tij të vogël që ishtë plagosur me thikë në krahë.
Aty ai nuk ka duruar dhe ka goditur personat që pretendohet se gjatë gjithë kohës ngacmonin Maguire dhe personat me të cilët shoqëroheshin. Në Greqi zbarkoi me avion privat edhe babai i anglezit me motrën, dy menaxherët e tij dhe katër avokatë.
Mbi Maguire kishte disa akuza, pasi ka goditur edhe një prej oficerëve të policisë. Me forcë, nga pesë policë, mbrojtësi është ndalur dhe është shoqëruar në komisariat, ku ka qëndruar dy net në paraburgim. Veç kësaj, ka pasur edhe një tentativë për ryshfet. I mësuar me ligjet britanike, futbollisti ka pyetur se sa para duhen për ta mbyllur atë çështje në vend.
Në Angli mund të marrësh gjobë dhe palët mund të lihen të lirë. Në Greqi nuk ndodh kështu dhe pjesa e akuzës së ryshfetit është kategorizuar si një keqkuptim. Maguire ia ka hedhur këtë herë, pasi e ka ndihmuar sulmi ndaj motrës së tij. /abcnews.al
Is Harry Maguire a free man?
Right now…..yes pic.twitter.com/WpN3IxSTLI
— Martin Anderson (@19x_6x) August 22, 2020