Pelegrinazh 5 ditor në malin e Tomorrit, kremtohet në kohë pandemie festa e “Abaz Aliut”

schedule10:45 - 22 Gusht, 2020

schedule 10:45 - 22 Gusht, 2020

Prej së enjtes ka nisur pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, ku besimtarët bektashi kremtojnë festën e Abaz Aliut.

Në këtë vend që konsiderohet i shenjtë pranë Teqesë së Kulmakut mblidhen pelegrinë nga e gjithë Shqipëria.

Kreu i kryegjashatës botërore Baba Mondi, në fjalën e tij për mediat, është shprehur se në këtë kohë pandemie luten për shërimin e shpejtë të të sëmurëve.

“Njerëzit në këto ditë nga 20-25 gusht janë dhe ditët më të bukura larg shiut dhe të ftohtit ku njerëzit vijnë dhe marrin uratën, bëjnë kurban dhe marrin bekimin e këtij mali. Bekimi i këtij mali është për njerëzit gjithmonë, të cilët Zoti thotë se e krijova njeriun me fytyrën e tij, njeriu jeton për të njohur veten dhe të tjerët.

Në Kuran thuhet se Zoti vetë thekson se ai është një thesar i fshehur dhe ka krijuar njerëzit që ta njohin. Në këtë kohë pandemie ne lutemi që të sëmurët të shërohen sa më parë dhe ne ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”, është shprehur ai./abcnews.al