Një 53 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në vendin fqinj Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një zonë me ullishte në Silida, vend ku ai kishte shkuar për t’u kujdesur për pemët.
Sipas informacioneve mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është ndjerë keq gjatë orarit të punës, dhe kolegët e tij i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar për në Qendrën e Shëndetit Stylida.
Por fatkeqësisht pavarësisht ndihmës së mjekëve, shqiptari ka ndërruar jetë.
53 vjeçari shqiptar bëhet me dije se është baba i katër fëmijëve të cilët jetojnë në Shqipëri./abcnews.al