Ish-deputeti i LDK-së ftohet në Hagë: Do të dëshmoj për aq sa mundem dhe aq sa di

schedule16:50 - 21 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 21 Gusht, 2020

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, pjesëtar i luftës çlirimtare në Kosovë, ka konfirmuar se është ftuar për t’u intervistuar nga gjykata e Hagës.

Geci e ka konfirmuar ftesën në një postim në Facebook.

“Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë, dhe me është thënë se në muajin shtator duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale.”

Geci ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për aq sa mundet dhe aq sa di dhe ka shprehur shpresën që të jetë i ftuar si dëshmitar dhe jo si i dyshuar.

“Gjykata Speciale por edhe gjithë opinioni publik, do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullor Serb, dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vrarë kundërshtarë politikë për të ardhur në pushtet pas lufte, duke u munduar me i njollosë familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga më të fëlliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!