Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prej dy ditësh mbeturinat në Peshkopi digjen në ambient të hapur, qyteti mbulohet nga tymi

schedule16:33 - 21 Gusht, 2020

schedule 16:33 - 21 Gusht, 2020

Maskat në Peshkopi nuk duhet të përdoren vetëm për t’u mbrojtur nga COVID-19 por dhe nga tymi që prej dy ditësh lëshohet nga landfill-i ku grumbullohen mbeturinat.

Qyteti nuk duket më nga kodrat dhe kjo situatë vazhdon prej dy ditësh për shkak se mbeturinat po digjen në ambient të hapur në fushën e grumbullimit të plehrave.

Edhe koshat nëpër lagje janë të tejmbushur dhe mbetjet nuk tërhiqen çdo ditë për t’u dërguar në landfill.

Burime të ABC News tregojnë se Bashkia e Dibrës nuk ka as mjete automatike për tërheqjen e mbeturinave, por i ngarkojnë me lopata nëpër kamionçina.

Pamjet tregojnë qartësisht dhe mjetet rrethanore me të cilat po mblidhen plehrat këtë të premte pranë spitalit Rajonal të Peshkopisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!