Plazh në fundjavë? Meteorologu tregon se si do të jetë moti

schedule13:01 - 21 Gusht, 2020

schedule 13:01 - 21 Gusht, 2020

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për Abc News ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë javës së fundit të gushtit.

Osmani në fjalën e tij ka thënë se  fundjava e parafundit e gushtit do të jetë me mot të kthjelkët dhe me temperatura deri në 37-38 °C.

Ai gjithashtu ka një lajm të mirë për të gjithë ato që i kanë pushimet javën e fundit të gushtit, ku ka theksuar se moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Fundjava do të jetë e kthjellët në vendet bregdetare dhe në vendet e tjera dhe do të shoqërohet me temperatura të larta, ku pritet që në zonat bregdetare vlera maksimale të jetë deri në 37 °C, si në Gjirokastër, Lezhë, Berat. Pellgu i mesdheut do të përfshihet nga masa të ngrohta që vijnë nga Afrika me kthjellime dhe temperatura të larta.

Java e fundit e gushtit pritet që të vijojnë të mbesin me një rënie të vogël në 2-3 °C. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të kenë dhe reshje shiu në mesditë dhe në pasdite kryesisht në zonat veriore dhe verilindore por me intensitet të ulët”, ka thënë Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!