EMRAT/ OFL në Tropojë, u dërgon formularin 5 personave

schedule10:35 - 21 Gusht, 2020

schedule 10:35 - 21 Gusht, 2020

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar së fundmi në Tropojë. Mësohet se OFL u ka dërguar formularin 5 personave: Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj, Milazim Ndreshaj

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

​Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

​• D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

​• G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

​• K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

​• M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

​• M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

​Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

​OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/abcnews.al