Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, është transferuar tek Torino për katër sezone. Zvicerani kaloi testet mjekësore ditën e sotme dhe zyrtarizimi i tij është thjesht çështje kohe.
Mbrojtësi i majtë e kaloi gjysmën e sezonit të fundit tek PSV-ja në Holandë, por ato zgjodhën të mos e aktivizonin opsionin për ta blerë atë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Rodriguez do të përfitojë plot 1.5 milionë euro në sezon.
28-vjeçari numëron 93 ndeshje me fanellën e Milanit në të gjithë kompeticionet, që nga transferimi i tij në verën e 2017 nga Wolfsburg. /abcnews.al