Mediat italiane: Goditet grupi kriminal shqiptar, policia: Aksion i 2015-s

schedule09:42 - 4 Maj, 2018

schedule 09:42 - 4 Maj, 2018

Mediat italiane raportojnë për një operacion policie ku u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë qe transportonin drogë nga shqipëria në Itali me një avion të vogël. Por policia jone thote se bëhet fjalë për një operacion të vitit 2015, të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Mediat italiane raportuan se në orët e para të mëngjesit të së premtes është kryer një operacion policie nga agjentët e Riminit në bashkëpunim me ata të Bolonjës, kundër një grupi kriminelësh shqiptarë të cilët veprojnë në rivierën romanjole me një trafik ndërkombëtar droge të importuar nga Shqipëria dhe që shpërndahej në Itali. Sipas raportimit në pranga kanë përfunduar shtatë persona, si dhe është sekuestruar një avion i vogël që përdorej për transportin e drogës nga brigjet shqiptare për në Itali. Gjatë operacionit është sekuestruar dhe sasi e konsiderueshme kokaine, marijuana dhe hashashi.

Por menjëherë gjatë ditës ka reaguar dhe policia shqiptare me anë të një deklarate për media ku thuhet se në fakt bëhet fjalë për një operacion të vitit 2015, i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkëpunim me Policinë shqiptare. Po sipas njoftimit të policisë aktualisht po zbatohen fletë arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015-ën.shqiptarët e arrestuar janë dy vëllezërit e Vilson Lamaj, kreut të kësaj organziate trafikantësh, Artjon e Kleo Lamaj si dhe tre kushërinjt e tyre Elizer Ahmetaj, Xhesian Ahmetaj e Arshi Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!