Mbytet një person në plazhin e Durrësit

schedule14:24 - 19 Gusht, 2020

schedule 14:24 - 19 Gusht, 2020

Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhi e Durrësit, pranë zonës së njohur si lagjia 13.

Sipas policisë viktima është rreth 65-vjeç i paidentifikuar.

“Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al