Raporti: Koreja e Veriut zotëron më shumë se 60 bomba bërthamore e 5,000 ton armë kimike

schedule22:56 - 18 Gusht, 2020

schedule 22:56 - 18 Gusht, 2020

Një raport i Ushtrisë Amerikane pretendon se Koreja e Veriut ka më shumë se 60 bomba nukleare dhe 5,000 tonë armë kimike.

Në raportin në fjalë, që është titulluar “Taktikat e Koresë së Veriut” e publikuar muajin e shkruar, Ushtria Amerikane thuhet se nuk ka gjasa që vendi të heqë dorë nga rezervat e tij, duke shtuar se i përdor ato si një pengesë për vendet që kërkojnë ndryshimin e regjimit.

“Vlerësimet për armët bërthamore të Koresë së Veriut variojnë nga 20-60 bomba, me aftësinë për të prodhuar 6 pajisje të reja çdo vit,’ thotë raporti, duke shtuar se vlerësohet se ato mund të marrin deri në 100 bomba bërthamore deri në fund të vitit 2020.

Ushtria amerikane parashikon që regjimi zotëron ngarkesën e tretë më të madhe të agjentëve kimikë, globalisht, e cila vlerësohet mes 2,500-5,000 tonë.

Po ashtu Ushtria beson se në një situatë konflikti, është ‘shumë e mundshme’ që Koreja e Veriut të përdorë predha artilerie kimike, njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Një raport i lëshuar nga OKB në fillim të këtij muaji paralajmëroi që Koreja e Veriut mund të ketë zhvilluar ndoshta koka bërthamore aq të vogla sa të përshtaten për raketat e saj balistike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!