Pas mbylljes së maternietit në Lushnje është mbyllur dhe një tjetër institucion publik në këtë qytet.
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, covid-19 ka infektuar një punonjëse të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa punonjësit e tjerë janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponit.
Nuk dihet se si është infektuar punonjësja e sigurimeve.
Qarku i Fierit ka regjistruar në 24 orët e fundit 12 raste të reja dhe pjesa më e madhe e tyre është infektuar gjatë ceremonive të ndryshme.
Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar apelin e saj për distancimin social dhe higjienë personale ndërsa ka theksuar se ceremonitë e çdo lloji nuk duhet të frekuentohen pasi konsiderohen vatra të rrezikshme infeksioni/abcnews.al