Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Vlorë është mbyllur. Masa është marrë pasi dy punonjës në këtë institucion janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin.
Mësohet se ky institucion do qëndrojë i mbyllur për 14 ditë ndërsa pjesa tjetër e stafit është karantinuar.
Gazetari Elton Nika raporton se mbetet shqetësues fakti që në dy ditë kemi mbyllje të tre institucioneve.
Gjykata e Apelit u mbyll dy ditë më parë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura ditën e sotme ndërsa ditën e djeshme u mbyll pjesërisht Agjencia Kombëtare e Ushqimit.
Pak kohë më parë u mbyll edhe Gjendja Civile në Vlorë, institucion që tashmë ka rinisur punën ndërsa për një javë, qëndroi e mbyllur bashkia Vlorë. /abcnews.al/