Tetë të infektuar me COVID-19 te Prishtina, rrezikohet ndeshja e Europës

schedule15:58 - 18 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 18 Gusht, 2020

Lincoln-Prishtina është në dyshim për t’u zhvilluar. Rezultatet e testeve për COVID-19, që lojtarët e klubit dardan kanë bërë, kanë dalë dhe janë 8 persona të infektuar.

Ky është lajmi që vjen nga Supersport, ndërkohë që UEFA duhet të ndërmarrë një vendim në lidhje me këtë përballje të Europa League.

Më parë i është anuluar ndeshja Dritës së Gjilanit, që më pas edhe humbi në tavolinë dhe u eliminua nga Champions League. Sipas protokollit, një ndeshje shtyhet në rast se janë 13 të infektuar në një ekip. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!